Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Ky djalosh më pëlqen shumë", trajneri i Empolit për Shpendin: Mund të mbështetesh plotësisht tek ai dhe t’i besosh

Shkruar nga NEWSPORT
"Ky djalosh më pëlqen shumë", trajneri i Empolit

Empoli i shqiptarëve, Berishës, Shpendit dhe Ismajlit do të luajë mbrëmjen e nesërme përballë Frosinones në kuadër të javës së 11-të të kampionatit italian.

Në prag të kësaj sfide, trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli ka dalë në një konferencë për shtyp, ku është ndalur të flasë veçanërisht për sulmuesin e Shqipërisë U-21, Stiven Shpendi.

"Ai u kthyer në dispozcion, dhe është gati plotësisht këtë javë. Ky djalosh më pëlqen shumë. Më la përshtypje të shkëlqyera në ndeshjen kundër Interit. Ai mund të kishte qenë me pak më shumë fat, por mund të mbështetesh plotësisht tek ai dhe t’i besosh. Ai ka një buzëqeshje magjepsëse dhe bën gjithçka me gëzim, kjo më pëlqen”, është shprehur trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga