Nga Flamurtari deri më tani janë larguar 9 lojtarë. Askush në fillim të sezonit nuk e priste të ndodhte diçka e tillë. Mirëpo tani jemi në një situatë që dita ditës po largohen futbollistë.
Të fundit që janë larguar nga vlonjatët janë Albi Alla dhe Agustin Torasa, të cilët kanë shkuar në Kinë.
Kujtojmë që në ndeshjen e ardhshme në kampionat, Flamurtari do të luajë në transfertën e “Selman Stermasit” përballë Partizanit, takim i vlefshëm për javën e 23 të Superiores.
Lista e lojtarëve me emrat e larguar nga Flamurtari:
Tomiuslav Bushiç, Goran Siljanovski, Danilo Alvesh, Alesio Hyseni, Albi Alla, Agustin Torassa, Kristian Sirghi, Edmir Sali, Muhamed Useini.