
Partizani do të luajë sot kundër Stinful Gheorghe, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Conference League. Kjo sfidë do të zhvillohet në "Elbasan Arena" dhe pritet me mjaft interes nga gjithë sportdashësit. "Hyrje-daljet" e shumta në këtë merkato vere kanë ndryshuar detyrimisht dhe formacionin e trajnerit Ilir Daja.
Kësisoj, të gjithë ata tifozë që nuk do të kenë mundësi të jenë të pranishëm në stadium për ta ndjekur nga afër, do të mund ta ndjekin nga valët e Televizionit Publik Shqiptar. Prej orës 20:00, starton takimi mes Partizanit dhe ekipit moldav, që do të transmetohet drejtëpërdrejtë në RTSH Sport.
Poll