Titulli kampion i këtij sezoni i takon Partizanit, me të kuqtë që e mbyllën kampionatin me kuotë të barabartë pikësh me Tiranën por më mirë në ndeshje direkte. Bardheblutë kryesonin deri në javën e parafundit por barazimi mes shumë polemikave me Bylisin i hoqi nga duart titullin e dytë rradhazi.
Te Tirana pretendojnë se suksesi u është hequr padrejtësisht dhe në rrjete sociale nuk kanë munguar reagimet por edhe thumbimet pasi Partizani u shpall kampion. Edhe ikona e klubit, ish-lojtari Rezart Dabulla ndan të njëjtin mendim dhe me një posti mnë llogarinë e tij në Facebook shkruan: Kur triumfon idiotllëku, të jesh i mundur është një nder.
Poll