
Skuadra e Dinamos në volejboll për femra ka shkruar historinë e sportit shqiptar. Për rreth 2 dekada, Dinamo, jo vetëm në vendin tonë, por ishte në maja shumë të larta në Europë, saqë ka dalë edhe 3 herë në 4 skuadrat më të mira të Europës.
Marrëdhëniet e mira që Shqipëria kishte me Kinën asokohe, i dha një tjetër shtysë Dinamos për të shkuar shumë larg vendit për rreth dy muaj.
Përpara sekjo skuadër të merrte një hov shumë të madh, vajzat e udhëhequra nga trajneri Kreshnik Tratari, kanë udhëtuar në Kinën e largët dhe atje kanë zhvilluar mbi 20 ndeshje.
Gjithçka ka ndodhur në vitin 1974 dhe nga muaji maj, e deri në korrik, ekipi i Dinamos ka zhvilluar ndeshje në Kinë me të tjera ekipe, por që ishin të një niveli shumë të lartë. Kështu është shprehur për "Top Channel" ish-volejbollistja Fatmira Dreni, sot në profesionin e një dentisteje.