Shqipëria do të luajë në datë 4 qershor kundër Luksemburgut, ndeshje e vlefshme si miqësore në kuadër të përgatitjeve për takimin eliminator kundër Izraelit. Përmes një njoftimi në uebsajtin zyrtar Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije çmimet e biletave të cilat vijojnë si më poshtë:
“Federata Shqiptare e futbollit, njofton të gjithë të interesuarit së kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes miqësore Luksemburg-Shqipëri e cila do të zhvillohet në datën 4 qershor 2017 ora 19:00 në stadiumin Josy Barthel Luxembourg.
Të gjithë të interesuarit për bileta, të paraqiten pranë zyrave të FSHF-së për ti blerë, ne rast informacioni ose paqartesie janë të lutur të dergojnë e-mail në adresën: bileta(at)fshf.org.al”>bileta(at)fshf.org.al, këto jane cmimet:
Kategoria 2 20 euro
Kategoria 4 12 euro
Kjo përballje miqësore do të jetë një test për ndeshjen e radhës zyrtare, Izrael – Shqipëri , e vlefshme për Eliminatoret e Kupës se Botës “Rusi 2018” , e cila do të zhvillohet në datën 11.06.2017 ora 20:45 në stadiumin “Sammy Ofer” të qytetit Haifa, Izrael”, përfundon njoftimi i FSHF-së.