
Mirza Alibegaj, trajnerja e Tiranës në basketboll për femra(Ish-basketbolliste e Tiranës), me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan përsuksesin e arritur nga skuadra e Tiranës, duke u shpallur kështu fitues të edicionit të 60-të të Kupës së Shqipërisë për femra.
" Krenare për të gjitha vajzat për atë çfarë bënë dy ditë të finaleve të Kupës së Republikës, duke i shtuar Sport Klub Tiranës edhe nje trofe. Dy ditë mbushur me shumë emocion, dy ndeshje shumë të forta, dy fitore të njëpasnjëshme të merituara! Tradita Vazhdon"!
Vajzat mundën në finale Flamurtarin me rezultatin 58-55, konfirmohet në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Basketbollit.
"Ekipi SH.B. TIRANA shpallet fitues në edicionin e 60-të të kupës së Shqipërisë për femra duke mundur në finale ekipin FLAMURTARI me rezultatin 58-55. Në këtë finale dalloi lojtaria Breana Bey e cila pavarsisht se humbi me ekipin e sajë (Flamurtarin), arriti të shënonte 27 pikë dhe zotëroi 4 topa në tabelë".