Arlind Xaka ka kaluar me sukses operacionin për rikuperimin e nofullës, të cilën e dëmtoi pas ndeshjes Këlcyra - Maliqi.
Kapiteni i ekipit mik u sulmua nga lojtarët vendas, ku u dhunua barbarisht pas barazimit 1-1. Si pasojë e dhunës, ai theu nofullën dhe sot është klubi i Maliqit që njofton në kanalin zyrtar.
"Kapiteni Arlind Xaka iu nënshtrua ditën e sotme një operacioni në nofull, pas dëmtimit në ndeshjen Këlcyra-Maliqi! Falë Zotit gjithçka shkoi me sukses!
Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë futbollistët, stafin drejtues, dhe komunitetin e qytetit të Maliqit, që iu gjendë pranë futbollistit tonë në këtë moment të vështirë! Të presim sa më shpejt në fushë Arlind".

Poll