
Kukësi ka ndryshuar thuajse gjithë skuadrën nga sezoni i fundit. Verilindorëve ju është dashur të mendojnë edhe për kapitenin e ri, që ashtu siç ka njoftuar newsport.al do të jetë Vesel Limaj. Mesfushori kosovar prej dy sezonesh është pjesë e ekipit që tanimë drejtohet nga Gega, duke u graduar me shirti në krah.
Për tifozët e Kukësit me interes është të dihet e ardhmja e ish-sulnuesit të tyre, Vasil Shkurtaj. Gjiganti 29 vjeçar ka zgjedhur të vijojë karrierën në Kinën e largët, teksa pritet të zyrtarizohet te Jiangxi Liansheng, ekip me të cilin ka firmosur.
Poll