
Edhe pse ekipi i Kukësit ka disa ditë që vazhdon të zhvillojë fazën përgatitore në Turqi, mbrojtësi i ekipit, braziliani, Zhan Karioka ende nuk është rikthyer pranë ekipit për të nisur stërvitjen.
Ai pret të bëhet baba dhe po vazhdon të qëndrojë në Brazil ku dhe ka familjen e tij. Pak ditë më parë u fol për një masë të ashpër që mund të merrte klubi verilindor ndaj mesfushorit, por dje është vendosur që për të mos merret asnjë masë drastike, duke kuptuar gjendjen e tij.
Karioka pritet t'i bashkohet ekipit ditët në vazhdim edhe pse ende nuk ka një datë të saktë se kur braziliani do të udhëtojë drejt Turqisë ku është dhe pjesa tjetër e ekipit.
[gallery columns="1" size="full" ids="72095"]
Poll