
Kukësi arriti të fitonte 1-0 ndeshjen me skuadrën e Rudarit duke mundësuar kalimin në turin e dytë eleminator të Europa League. Njësoj si vitin e kaluar që mposhti një skuadër malazeze atë të Mlladosit, Kukësi i këtij viti godet sërisht. Ky kualifikim ka bërë jehonë edhe në mediat malazeze. Gazetarët e vendit fqinj kanë vënë theksin te fakti se skuadra shqiptare ka eliminuar edhe vitin e kaluar skuadrën e Mlladost.
Malazezët e kanë konsideruar Kukësin si “xhelatin” e skuadrave malazeze. Në këtë mënyrë skuadra jonë po krijon traditën e saj në kompeticionet europiane duke qenë e njohur edhe përtej Shqipërisë.
”Xhelati i klubeve malazeze”, – është titulli i të përditshmes malazeze Dnevne Novine.
Poll