Kukësi – Tirana do të jetë përballja që do të mbyllë javën e tretë të Superligës. Takimi do të luhet nesër në orën 19:45, sfidë mjaft delikate, por mbi të gjitha e paparashikueshme, kjo sepse kërkohet me çdo kusht fitorja në të dyja kampet.
Nga njëra anë Armando Cungu dhe nga krahu tjetër Ze Maria, që të dy kërkojnë vetëm një rezultat nesër në fushën e blertë dhe ai është rezultati pozitiv, në të kundërt pritet të ketë lëvizje në njërin apo kampin tjetër në rast se pritshmëritë nuk plotësohen.
Pas javës së dytë të kampionatit, të dyja skuadrat kanë mundur të grumbullojnë vetëm nga një pikë, një rezultat pozitiv ditën e nesërme do të rikthente buzëqeshjen në të dyja kampet? Çfarë do të ndodhë? Asgjë nuk është e parashikueshme, gjithçka do të mësohet nesër, atëherë kur të kenë përfunduar 90 minutat e takimit.