Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kukësi solidarizohet pas tragjedisë, gjest për t'u admiruar nga verilindorët

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi solidarizohet pas tragjedisë, gjest për t'u admiruar

Kukësi është solidarizuar pas tragjedisë që preku Shqipërinë. Tërmeti i datës 26 nëntor la pas 51 viktima, mbi 950 të plagosur dhe shumë të tjerë pa strehë. Shumë klube futbolli nga vendi dhe bota, kanë ndërrmarë nisma humane për t'iu ardhur në ndihmë të prekurve.

Klubi i Kukësit ka vendour që një pjesë e pagave të stafit dhe lojtarëve të shkojë si ndihmë për tragjedinë, duke ftuar dhe qytetarët kuksianë të jenë pjesë e kësaj nisme. "Futboll Klub Kukësi po ndjek me vëmendje e dhimbje situatën në të cilën është përfshirë vendi ynë, pas termetit të ditëve të fundit, i cili shkaktoi dëme në njerëz dhe banesa. Stafi dhe futbollistët, kanë vendosur që një pjesë të pagës së tyre t'jua kalojnë të prekurve nga tërmeti i së martës. Ftojmë tifozët kuksianë dhe të gjithë shqiptarët që të kontribuojnë me çfarë të mundin, për të ndihmuar motrat dhe vëllezërit tanë, të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.", mbyll reagimin Kukësi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga