Kukësi do të luaj ditën e sotme sfidën e parafundit në kampionat ndaj Partizanit. Ndeshje e cila do të luhet në "Selman Stermasi" në orën 16:30. Një ndeshje më shumë e rëndësishme për verilindorët pasi kërkojnë të blindojnë vendin e dytë, duke parë që Partizani tashmë është shpallur kampion.
Për këtë takim trajneri Gjoka nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin Eduart Rroca që nuk ia ka dalë të jetë i gatshëm për shkak dëmtimi. Gjitashtu do të mungojë edhe Shameti që ka mbyllur sezonin. Lajme të mirë janë dy rikthimit e Ramës dhe Shkurtaj. Dy rikthime shumë të rëndësishme për Kukësin në një ndeshje të vështirë ndaj Partizanit.

Poll