
Afrikani Kufre Ebong dhe braziliani Elton Kale pritet t'i bashkohen ekipit të verilindorëve në Turqi, ku ekipi është duke zhvilluar fazën përgatitore.
Pas ish-it të Milanit, Favour Aniekan, dy afrime të reja pritet të vijnë, të cilët do të vihen nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka. Afrikani Ebong dhe Kale pritet të udhëtojnë drejt Turqisë. Ebong është i vetmi nga 5 afrikanët e ftuar nga verilindoret që arriti të sigurojë një vizë. Ai nuk do të vijë në Tiranë, por do të udhëtojë drejt dhe në Antalia të hënën.
Ndërkohë që braziliani, Kale, do të udhëtojë fillimisht drejt Tiranës ku do të kryejë disa procedura kontratuale me drejtuesit klubit dhe më pas do të udhëtojë drejt Turqisë. Të dy futbollistët do të jenë në provë te Kukësit, për të vendosur më pas nëse do të jenë pjesë e ekipit verilidor në pjesën tjetër të kampionatit.