
Fillimi I Kategorisë Superiore për sezonin e ri ende nuk e ka një datë, teksa klubet elitare janë duke bërë përgatitjet e fundit për të përballuar një kalendar që parashikohet i ngjeshur. Kukësi, nën drejtimin e përgatitësit atletik Iris Selimi këtë paradite I është përkushtuar forcës në palestër.
Verilndorët kanë zhvilluar disa seanca fizike, teksa nga pamjet duket se grupi ka qenë I plotë. Në merkaton e verës Kukësi pësoi 17 largime nga sezoni I shkuar, ndërsa afroi disa element të rinj. Mes të larguarve ishin edhe Rroca, Et'hemi, Gavazaj, Abazaj apo Shkurtaj, që mbanin peshën e skuadrës.
Poll