Kukësi u mposht 4-2 në finalen e Superkupës së Shqipërisë nga Partizani. Verilindoret nuk arritën të fitonin këtë trofe të rëndësishëm duke zhgënjyer në stadiumin "Elbasan Arena".
Për këtë ka reaguar ish trajneri Ernest Gjoka i cili u shkarkua vetëm para disa javësh nga drejtimi i Kukësit. Përmes një fotoje në rrjetet sociale ai duket sikur do të japë një mesazh për rezultatin e turpshëm të nënkampionëve. Me duart mbi kokë Gjoka shfaqet në kohën kur drejtonte verilindorët.

Poll