
Tirana është pranë titullit kampion këtë sezon. Bardheblutë me fitoren e djeshme ndaj Bylisit 1-3, vijojnë të ruajnë ecurinë prej 9 pikëve me vendin e dytë që mbahet nga Kukësi.
Kategoria Superiore ka në program edhe 9 javë për t’u luajtur dhe një intervistë për “Syri TV” me gazetaren Enkeleida Zeko, Sajmir Patushi, ish-lojtari i Tiranës është shprehur se bardheblutë janë më të avantazhuar për të fituar titullin kampion.
Tirana? “Besoj se Tirana bëri mirë pas një pauze të gjatë. Mori atë që donte në një fushë të vështirë si ajo e Bylisit. Tirana ka qenë ndër ekipet më të forta në këtë kampionat. Është në rrugën e duhur dhe pikët jashtë fushe janë mjaft të vlefshme”.
Avantazhi? “Besoj se Tirana është më e avantazhuar se Kukësi për të dalë kampion. Ne e pamë Kukësin ndaj Luftëtarit, që arriti një fitore të vështirë. Tirana them se ka avantazhin edhe të pikëve, për të dalë kampion”.