
Skuadra e Kukësit ka bërë goditjen e re në merkato. Albi Koldashi është lojtari më i ri që është afruar me ekipin. 19-vjeçari ka dalë nga Akademia e Tiranës dhe ka qenë kapiteni i të rinjve duke spikatur në ndeshjet e zhvilluara.
I riu i ditëlindjes 1997 ka firmosur kontratën gjatë ditës së sotme dhe është lojtari më i ri i verilindorëve. Ai ka rolin e mesfushorit organizator dhe ka shumë cilësi dhe premton shumë për të ardhmen. Kontrata e Koldashit është tre-vjeçare, duke qenë se verilindorët po nisin të mendojnë për të ardhmen.
Klubi i Kukësit vazhdon me politikën për të afruar sa më shumë elemente të rinj dhe cilësorë. Albi Koldashi është nga qyteti i Kukësit dhe ka marrë edhe mbështetjen e duhur nga klubi verilindor.