Kukësi do të ndeshet të enjten mbrëma me malazezët e Rudar për raundin e parë të Europa League. Skuadra është e plotësuar e gjitha përsa iu përket blerjeve dhe stafi teknik, ndërsa përgatitjet po vazhdojnë në mënyrë intensive. Ato janë zhvendosur në fushën me bar natyral të kompleksit “Skënder Halili”.
Aty do të vazhdojë trajnimi deri të mërkurën, ndërsa stafi teknik po mendon për formacionin. Ndryshimet janë të pashmangshme, pasi ka shumë të larguar, por edhe të afruar. Megjithatë, trajneri Hasan Lika duhet të punojë mirë për 11-shen, e cila duhet t’i mundësojë Kukësit kalimin në raundin tjetër të këtij kompeticioni.