
Ekipi i Kukësit vazhdon të zhvilloj fazën përgatitore në Turqi. Ekipi i teknikut Skënder Gega po shfrytëzon në maksimum kushtet e mira që i ofron Bolu. Klima dhe ambjenti kanë bërë të mundur që stafi të japë ngarkesën e nevojshme për një start sa më të mirë të sezonit dhe ecurin për të arritur objektivat.
Klubi përmes një postimi në rrjetet sociale ka bëre me dije që do të zhvillojë edhe dy sfida miqësore deri në përfundim të gjithë fazës. Ndeshjen e parë miqësore ekipi i Kukësit e zhvilloj kundër Istambulspor duke e humbur me shifrat minimale 1-0.
Postimi zyrtarë i klubit:
Poll