Nesër Kukësi do të luajë kundër Luftëtarit në kuadër të javës së fundit të Superiores. Pas këtij takimi verilindorët do të drejtohen drejt Kukësit ku do të festojnë titullin kampion për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar.
Por, përpos kësaj presidenti Gjici do të mbajë premtimin që ka dhënë në startin e këtij sezoni. Ai do të bëjë në këmbë rrugën nga tuneli i Kalimashit drejt qytetit të Kukësit, të paktën këtë e konfirmoi pas fitores kundër Skënderbeut. Tashmë pritet të shihet se çdo të bëjë kreu i verilindorëve nesër pas transfertës së Gjirokastrës.