
Kukësi është përballur sot me Tiranën, ndeshje e vlefshme si miqësore për 21-vjeçarët e këtyre dy ekipeve. Verilindorët kanë treguar "muskujt" ndaj bardhebluve duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-1.
Skuadra e drejtuar nga Rraman Hallaçi ka dominuar përgjatë 90 minutave duke mos diskutuar në asnjë moment fitoren. Peposhi, Balaj dhe një tripletë e Merkos i kanë dhënë fitoren ekipit kuksian.
"Kukësi U21 ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore kundër Tiranës U21.
Të besuarit e Rraman Hallaçit, kanë arritur të fitojnë me rezultatin e thellë 5-1, duke treguar edhe një herë punën e mirë që po bëhet nga stafi teknik. Rraman Hallaçi me asistent Artur Beqirin dhe trajner portierësh Ermal Nexhipin, po punojnë për të përgatitur ekipin për fillimin e kampionatit më 4 tetor.
Golat për skuadrën tonë u shënuan nga Peposhi, Balaj dhe një tregolësh i Merkos teksa u aktivizua edhe portieri i ekipit të parë, Angelo Tafas", shkruhej në kanalin zyrtar të Kukësit.