Kategoria Superiore për moshat U-21 do zhvillojë sot javën e 24. Në fushë do zbresin 10 skuadra për pesë sfida. Kryesuesit e Bylis luajnë në shtëpi me Football Republic, me sfidën që parashikohet e lehtë për ballshiotët e Kulit.
Vllaznia e vendit të dytë luan në transfertë me Kukësin, ndërsa Teuta pret Akademinë e Futbollit. Tirana ka një transfertë jo të lehtë ndaj Apolonisë, ndëtsa Laçi dhe Kastrioti përplasen së bashku. Ndeshjet do zhvillohen në tre orare të ndryshme.
Kategoria Superiore U-21:
15:00 Teuta – Akademia e Futbollit
12:30 Laçi – Kastrioti
15:00 Bylis – Football Republic
14:00 Kukësi – Vllaznia
15:00 Apolonia – Tirana
