Kukësi do të përballet me Teutën për javën e 15 të Kategorisë Superiore. Ndeshja e planifikuar për t'u luajtur të shtunë më datë 14 dhjetor, do të zhvillohet në "Elbasan Arena". Kjo gjë konfirmohet nga klubi verilindor, që zyrtarizon kështu "shtëpinë" përfundimtare të këtij sezoni.
Klubi kuksian është duke rikonstruktuar stadiumin e qytetit, ndaj këtë edicion është endur mes Elbasanit dhe Lushnjës si ekip pritës. Ndeshja e orës 16:00 pritet të luhet në një fushë komode, pas investimeve të fundit që iu nënshtrua "Elbasan Arena".

Poll