Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kukësi gati t'i "rrëmbejë" një futbollist Skënderbeut

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi gati t'i "rrëmbejë" një futbollist

Kukësi mund të afrojë në skuadrën e tij Leonit Abazin. Krahu i majtë i mbrojtjes verilindore tashmë ka mbetur bosh pas largimit të Gledi Micit në drejtim të Skënderbeut. Drejtuesit kuksianë kanë menduar si zëvendësues të tij ish mbrojtësin e Partizanit, Marko Vidoviç. Por në qoftë se kjo nuk arrihet, verilindorët kanë një plan tjetër. Me shumë gjasa ai që mund t'i bashkohet ekipit të Ernest Gjokës është pikërisht Leonit Abazi.

Ky i fundit nuk ka gjetur shumë hapësisa në formacion dhe me transferimin e Micit në kampin bardhekuq gjithçka bëhet akoma më e vështirë për Abazin. Kështu që lojtari për një vend titullari mund të kalojë te Kukësi, ku verilindorët do të kërkojnë kartonin e futbollistit dhe jo për ta marrë atë në formë huazimi. Megjithatë zhvillime të reja priten në orët në vazhdim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga