Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Kukësi fitoi me penallti të paqenë", ish-arbitri i SUPERIORES analizon ndeshjen e Elbasan Arenës (PRETENDIMI I BYLISIT)

Shkruar nga NEWSPORT
"Kukësi fitoi me penallti të paqenë", ish-arbitri i

Albano Janku ka analizuar ndeshjen Kukësi - Bylis 1-0, e vlefshme për javën e 31-të të Superiores. Ish-gjyqtari i njohur deklaroi se nuk ka pasur momente 11-metërshi në këtë takim. Edhe pse verilindorët arritën të triumfonin me atë penallti të shndërruar në gol nga Shkurtaj.

Sipas Jankut, nuk kishte 11-metërsh. "Për mua s'kemi të bëjmë me penallti. Për mua më shumë ka tërhequr Gavazaj në fillim se sa është penguar nga kundërshtari. Ndërsa te pretendimi i Bylisit te rasti i Goxhajt, nuk ka faull dhe nuk ka penallti. Ky është mendimi im", tha Janku për emisionin Pressing.

Kujtojmë që ky takim u arbitrua nga gjyqtari Andi Koçi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga