Kukësi ka zyrtarizuar afrimin e radhës, që është mesfushori shkodran, Bekim Dema. Një tjetër përforcim i rëndësishëm për verilindorët, edhe pse lojtari në fjalë nuk ka pasur shumë hapësira gjatë sezonit të fundit, kur ishte pjesë e kampionëve të vendit. Shkodrani ka firmosur dhe është prezantuar nga drejtori Dritan Dervishi. Dema është një i ri i talentuar dhe tashmë do të bashkohet me ekipin e ri në Slloveni, ku po zhvillohet faza përgatitore. Para disa ditësh Kukësi afroi edhe shkodranin tjetër, Sindrit Guri.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.