Pas afrimit të qendërmbrojtësit shtatlartë, Gentian Muça, për ndeshjet në Europa League, ekipi verilindor ka bërë një postim në faqen zyrtare në “facebook”, ku falenderon lojtarin dhe skuadrën bardheblu për bashkëpunimin.
“Kukësi nuk ndalet në merkaton e verës. Emri i fundit që i është bashkuar projektit europian të klubit është futbollisti Gentian Muça. Ai do t’i bashkohet kuksianëve në formë huazimi. Muça do të jetë një ndihmë e madhe për ekipin e verilindorëve në Kupat e Europës. Drejtuesit e Kukësit falenderojnë presidentin e Tiranës Refik Halilin për bashkëpunimin dhe lejimin e futbollistit për t’u afruar me Kukësin. Kjo nuk është aventura e tij e parë me klubin verilindorë, pasi të njëjtën praktikë ka bërë edhe vitin e kaluar me skuadrën kuksiane”, sqaron faqa e Kukësit në “facebook”.
