
Të gjitha ekipet e Superligës kanë marrë pushimet e dimrit dhe pritet të rikthehen në stërvitje muajin që vjen. Kukësi, zyrtarisht është shpallur Kampion Dimrit, duke kryesuar tabelën e klasifikimit me 36-të pikë.
Por, të rikthehemi edhe njëherë pas, për të rikujtuar se kur kanë pësuar humbjen e fundit verilindorët. Bëhet fjalë për datën 12 gusht, ku Kukësi humbi miqësoren me Korabin ën Ohër dhe kjo gjë ndodhi për shkak të një autogoli të shënuar nga Pashaj në pjesën e dytë.
Prej asaj ditë, në dy fazat e para, verilindorët nuk njohin asnjë humbje, por vetëm fitore dhe barazime, rezultate që shpallën Kukësin ekipin më të mirë të Superligës për pjesën e luajtur të kampionatit.
Kujtojmë, që ekipi verilindor do të vendoset në resortin “Palace Kremlin”, në Antalia për të zhvilluar stërvitjen që do të nisë nga data 3 janar në Tiranë dhe më pas do të udhëtojnë me datë 5 në Turqi, për tu rikthyer në datën 18-të janar.