Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kukësi e shet për 150 mijë euro, 28 vjeçari firmos kontratën e jetës

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi e shet për 150 mijë euro, 28 vjeçari firmos

Patrick Friday Eze do kalojë nga Kukësi në Katar. Klubi verilindor duket se ka gjetur akordin me skuadrën nga Katari për shumën e 150 mijë eurove. Golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Superligë do vijojë karrierën në Lindjen e Mesme, teksa ende nuk bëhet me dije emri i skuadrës.

28 vjeçari ka ende një vit në kontratë me Kukësin dhe drejtuesit e verilindorëve janë bindur që të shesin lojtarin pas ofertës së mbërritur. 15 golat dhe forma e mirë këtë sezon në Superligë nuk kanë mbetur pa u vënë re, me Eze që do firmosë një kontratë "faraonike". Afro 250 mijë euro në sezon do përfitojë nigeriani, teksa detajet ende nuk janë bërë me dije. Eze u bashkua me Kukësin verën që shkoi nga Al Ramtha në Jordani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga