
Kukësi dhe Laçi do të luajnë sot në 16:45 në "Elbasan Arena" për javën e katërt të Kategorisë Superiore. Të dyja skuadrat vijnë nga momente "jo", duke kërkuar me ngulm pikët e plota të qetësisë.
Trajneri i Kukësit, Skënder Gega do të mungojë sërish në këtë duel pasi është dërguar për kurim të specializuar në Turqi pas komplikacioneve nga Covid-19. Kujtojmë që te verilindorët edhe dy lojtarë janë infektuar me Coronavirus duke mos qenë gati për stafin teknik.
Formacionet e mundshme:
Kukësi: Tafa - Dragoshi, Horiç, Bytyçi, Demiri - Limaj, Lulaj, Taipi - Ibraimi, Gashi, Leira
Laçi: Sherri - Marku, Ignjatovic, Selmani, Musta - Shehu, Ramos - Teco, Xhixha, Nuabueze
Poll