
Trajneri i Kombëtares shqiptare Kristian Panuçi i ftuar në mediat italiane ka folur për futbollin italian si dhe derbin mes Milanit dhe Interit që do të luhet këtë javë. Trajneri i përfaqësues sonë ka fulur për Milanin, Interin dhe Romën.
"Milan, Inter dhe Roma janë të treja aty, në garë për një vend në Champions. Verdhekuqtë duhet të sulmojnë për t'u bërë pjesë e katërshes së parë të renditjes, Milani po bën shumë mirë kohët e fundit, ndërsa Interi ka problemet që dihen tashmë. Megjithatë përpara janë 11 finale për të 3 skuadrat dhe është shumë e vështirë të bëj parashikime", tha Panucci.
"Pavarësisht se Milani është dukshëm më në formë kohët e fundit, derbi mbetet derbi dhe është me të tre rezultatet brenda. Nuk duhet të harrojmë se shpesh nga "kafsha e plagosur" vjen goditja e duhur, ndaj mund të them se është një sfidë me të tre rezultatet brenda", deklaroi trajneri i Kombëtares Shqiptare.
"Nuk di çfarë ka ndodhur mes Icardit dhe Spallettit, por është e qartë që situata mes tyre është e vështirë. Njoh Spallettin mirë, por nuk mund të flas pa ditur më parë se çfarë ka ndodhur realisht mes palëve. E vetmja gjë e sigurt që mund të them, është se nga kjo situatë e krijuar po humb vetëm Interi", tha në intervistën e tij, Panucci.