
Juventus ka arritur të fitojë me rezultatin 4-1 kundër Sampdorias, ndeshje e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Italisë. "Zonja e Vjetër" ia ka dalë të sigurojë një biletë për çerekfinalet e këtij kompeticioni. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 1-0 në favor të vendasve.
Kuadrado realizoi nga goditja e dënimit duke çuar ekipin e vet në dhomat e zhveshjes në avantazh të një goli. Pjesa e dytë foli e gjitha për juventinët të cilët shënuan me Ruganin në minutën e 52-të, në minutën e 67-të Dybala trefishoi rezultatin. Morata ishte ai që vulosi shifrat në 4-1 duke i dhënë një triumf me mjaft vlera "Zonjës së Vjetër".
Poll