Vllaznia mori një fitore të rëndësishme në shtëpi, teksa mposhti 3-2 Tiranën. Për shkodranët realizoi dopietë Marku, ndërkohë që vendimtar qëndron Dunga. Në krahun tjetër, për bardheblutë ''tundin rrjetën'' Sasraku dhe Muçi.
Festa ka qënë e gjitha e ligjshme dhe ka vazhduar edhe në dhomat e zhveshjes. Klubi, stafi dhe lojtarë e kanë ''ndezur'' atmosferën, e gjithçka bëhet e kuptueshme pasi është fitorja e tre-të radhazi. Tifozët kanë vendosur të dalin në rrugë dhe të festojnë, e nuk dihet sa do zgjasi.
Vllaznia synon rikthimin në majat e futbollit shqiptar, pas disa sezonesh negative. Fillimi i mbarë është gjysma e punës, e kësaj i besojnë fort në Shkodër.

Galeria fotografike ()
Poll