
Teuta kryeson Kategorinë Superiore me fitoren 1-0 ndaj Flamurtarit në "Elbasan Arena". I ftuar në emisonin "Sportnews", në News24 kapiteni i Teutës Renato Arapo foli për vendin e parë në kampionat dhe ecurinë e skuadrës.
"E kam provuar edhe herë të tjera të jem në krye të kampionatit me Teutën. Mendoj se mund të jetë momentale dhe nga java në javë do të lëvizin. Nga java në javë pritet të lëvizi pasi shumë skuadra janë me diferenca të vogla. Mendoj se më e vështirë është ta mbash vendin e parë sesa të jesh në krye.
E kemi menduar vendin e parë duke parë edhe afrimet e bëra. Objektivi jonë është jemi në Europë dhe mendoj se deri më tani ia kemi dal. Nuk kemi humbur ndaj ekipve të mëdha dhe pse jo most ë pretendojmë për vendin e parë. Shpresoj që deri në janar të jemi në dy vendet e para dhe klubi të ndërhy në merkato dhe shpresoj të jenë cilësore pasi ekipi ka nevojë për përmirësime.
Po ta shikojmë kampionatin ekipet nuk kanë shumë diferenca dhe ekipet shqiptare nuk kanë sulmues shumë cilësor dhe nuk është vetëm problem I Teutës".