Luftëtari mori një fitore me vlera të mëdha përballë Delvinës ditën e djeshme në ndeshjen e luajtur në orën 14:00 për javën e 3-të të Grupit B të Kategorisë së Dytë. Gjirokastritët e nisën sezonin me një humbje ndaj një kundërshtari direkt si Elbasani por më pas arritën të riktheheshin direkt me dy fitore.
Për të festuar fitoren e djeshme, pranë ekipit u gjend edhe kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, z. Flamur Golemi i cili me një postim në rrjetin e tij social përgëzon klubin dhe shprehet optimist në ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar.
Poll