
Lokomotiva e Zagrebit është padyshim skuadra e shqiptarëve. Me katër të tillë në formacionin e parë, kroatët janë duke kërkuar sërish talente në Superligën tonë. Pas zyrtarizimit të Sherif Kallakut, në Kroaci kërkojnë edhe talentin e Laçit, Julian Shehun (21).
Ish-mesfushori I Kastriotit ka shkëlqyer këtë sezon me kurbinasit, ndërsa është në orbitën e Lokomotivës së Zagrebit. Kujtojmë se së fundmi, Lirim Kastrati dhe Myrto Uzuni janë larguar nga kroatët, ndërsa këta të fundit duan të "bastisin" Superligën shqiptare.
Poll