Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kriza ekonomike në futboll, Presidenti i Ligës letër Kryeministrit Rama: Klubet e Superligës të mbështeten financiarisht

Shkruar nga NEWSPORT

Futbolli në Shqipëri është ndalur për shkak të pandemisë së Convid-19. Qeveria ka marrë masa për të mos përhapur këtë virus duke mbyllur shumë biznese. Kjo krizë që ka prekur bizneset ka ndikuar edhe te klubet e futbollit që financohen nga sponsor të ndryshme. Në një intervistë për “Top Channel”, presidenti i Legas, Erand Libohova zbulon se i është dërguar një letër Kryeministrit Edi Rama që klubet të futen te bizneset që do të ndihmohen nga Qeveria.

“Klubet e Superiores, pjesa më e madhe janë kompani biznesi, pra janë SHA, ndërkohë që vetëm dy prej tyre janë shoqata. Pjesa dërrmuese e tyre finacohen nga bizneset, përveç atyre që janë aksioner të vet klubit, kemi edhe sponsorat privat që mbështesin një skuadër.

 Në këtë situatë është normale që këto klube të ndihen në vështirësi ekonomike pasi bizneset që financojnë klubet janë në vështirësi. Jemi para një situatë ku pjesa më e madhe e tyre ndejnë nevojën për një mbështetje financiare, të paktën për të paguar detyrimet ndaj lojtarëve dhe stafit.

Kemi përgatitur një kërkesë ku ja kemi dërguar sot Kryeminisitrit, ku kërkojmë që të gjitha klubet e Superligës të futen në listën e bizneseve që do të mbështeten nga Qeveria në këtë periudhë të vështirë që po kalon vendi. Shifrat vjetore që paguhen për të mbajtur një ekip në Superiore fillon nga 500 mijë euro deri në 1 milionë euro”, u shpreh Libohova.

Letra drejtuar Kryeministrit Rama.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga