
Flamurtari momentalisht po kalon një periudhë jo të mirë nga të gjitha pikëpamjet, sidomos nga ajo financiare. Por kjo nuk e ndalon të bëjë miqësore dhe të shpresojë për më të mirën në vazhdim.
Skuadra vlonjate do të jetë mysafire në "Adush Muça", në testin e radhës me Bylisin, i cili do të startojë nesër në orën 14:00. Këto skuadra luajnë shumë shpesh miqësore me njëra-tjetrën, pasi marrëdhëniet e të dyja klubeve janë shumë të mira.
Për Flamurtarin ky do të jetë testi i tretë pas atyre që ka bërë me Lushnjen (1-1) dhe me skaudrën e 19 vjeçarëve (8-0).
Poll