Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kritikat për të ardhurat e ndeshjes së BAMIRËSISË, Sindikata e Futbollistëve deklaratë zyrtare

Shkruar nga NEWSPORT
Kritikat për të ardhurat e ndeshjes së BAMIRËSISË,

E premtja e datës 10 janar pa në "AIR Albania" një event bamirësie të organizuar nga Sindikata e Futbollistëve Profesionistë të Shqipërisë. Të pranishëm në këto miqësore ishin legjendat e Kombëtares kuqezi, ata të Greqisë, Italisë dhe Turqisë.

Tej pjesëmarrjes së tifozëve, në opinionin sportiv dhe mediatik janë hedhur dyshime për transparencën me të ardhurat. Në një komunikim zyrtar, SH.F.P.SH ka treguar se është në punë e sipër për të bërë bilancet dhe vonesa është e justifikuar për shkak të stafit dhe punës voluminoze, ndaj në ditët në vijim do të ketë një përgjigje të plotë.

Deklarata e Sindikatës:

Te nderuar miq. Duke pare dhe vlersuar qendriminin e disa opinionisteve sportive ne lidhje me mosberjen publike te te ardhurave te grumbulluara nga shitja e biletave te eventit sportiv "Luajme dhe rindertojme sebashku" i organizuar nga sindidikata futbollisteve profesioniste Shqiptare ju sqaroj se: Qellimi i vetem i sindikates sone eshte qe çdo e ardhur nga çdo biletat e shitur p.v.s nese është përdorur ose Jo te shkoj ne ndihme te personave te demtuar nga termeti. Ne funksion te ketij qellimi dhe per te mos shkaktuar asnje konfuzion me shifra te cilat passjellin dyshime per abuzime kemi kerkuar te jemi sa me te sakte ne perllogaritjen e shifrave me qellim qe te dalim me nje rezultat te vetem dhe final. Gjithashtu dua t'ju sqaroj se nje arsyje tjeter e cila ka penguar berjen sa me te shpejt te transpaences eshte edhe fakti se, bleres te biletave ishin disa institucione shteterore te cilat vetem diten e hene dhe te marte kane bere pagesat per biletat e blera nga ana tyre. Te nderuar zoterinj, dua t'ju them se Sindikata ka te punësuar vetëm një sekretare ndersa e gjithe pjesa tjeter kane ardhur per te ndihmuar Sindikatën vullnetarisht ne organizimin e ketij eventi madheshtor. Sigurisht edhe veprimet ne kuader te transparances po kryhen po nga ky grup vullnetaresh fakt i cili gjithashtu shkaktoj pak vonese. Per sa ju shpjegova mesiper jane arsyjet e voneses por duke vlersuar sinqerisht shqetesimin tuaj ju sqaroj se transparenca per ne mbetet prioritare dhe per kete arsyje secili person qe kerkon informacion mund te vij ne zyren tone dhe te marre te gjithe informacionin qe i nevojitet. Faleminderit S.F.P.SH

Tags:

Vendi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga