Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Krasniqi synon rregullimin e "shënjestrës": Çdo sulmues e vuan atë pjesë, diferenca me Vllazninë...

Shkruar nga NEWSPORT
Krasniqi synon rregullimin e "shënjestrës": Çdo

Blerim Krasniqi ka folur për mediet në prag të ndeshjes Teuta-Bylis, e planfikuar të luhet nesër në Durrës në orën 18.00. Sulmuesi tha se ndeshja me ballshiotët vlen vetëm tre pikë, duke ulur disi presionin.

Diçka u tha se edhe për rastet e shumta të humbura, të cilat për hir të së vërtetës kanë qënë të shumta në këtë fillim edicioni  futbollistik.  Gjithsesi, synohet rregullimi i "shënjetstrës", çka do sillte lumturi edhe për vetë atë.

Bylisi - Ndeshja me Bylisin vlen si të tjerat, duam tre pikët. Futemi në fushë vetëm për fitore. Duam të marrim maksimumin nga kjo ndeshje. Diferenca me Vllazninë? Nëntë pikë nuk janë shumë, por nuk janë as pak. Ka ndeshje plot, ka shumë pikë në lojë, kemi edhe dy ndeshje direkte me Vllazninë. Besoj se ka kohë akoma për të rikuperuar.

Rastet e humbura - Normalisht më vjen keq për to. Një sulmues matet me gola. Çdo sulmues e vuan atë pjesën e golit. Normalisht duhen vlerësuar të gjitha rastet, jo vetëm unë, dhe të tregohemi të ftohtë para portës. Sa gola do shënoj nuk mund ta them. Çdo sulmues do të shënojë sa më shumë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga