Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Krasniqi: Në Vlorë për fitore, Flamurtari ka lojtarë për t'i zëvendësuar të larguarit

Shkruar nga NEWSPORT
Krasniqi: Në Vlorë për fitore, Flamurtari ka lojtarë

Skënderbeu do të luajë sfidën e radhës në kampionat ndaj Flamurtarit në Vlorë. Pas fitores ndaj Laçit në shtëpi, korçarët kërkojnë të marrin një tjetër fitore, pasi duket se humbjet rresht kanë kaluar tashmë. Në një intervistë për "RTSH Sport" ka folur dhe autori i golit ndaj kurbinasve, Blerim Krasniqi.

"Normalisht jemi pak larg nga vendi i parë, por asnjëherë nuk i dihet kanë mbetur dhe shumë ndeshje. Nuk mund të them diçka për titullin ose Kupën"

"Të gjithë e dimë se nuk kishim kohë për të humbur, pavarësisht se as fatin nuk e kemi pasur me vete. Tani na mbetet të futemi në fushë e të japim gjithçka".

Mungesa e golit? "Për katër muaj kemi pësuar shumë dëmtime dhe s'kam qenë në formën më të mirë. Goli më ka munguar, por tani që shënova dhe skuadra mori tre pikëshin ndihem shumë mirë".

Sfida ndaj Flamurtarit? "Flamurtari ka dhe lojtarë të tjerë që mund t'i zëvendësojnë ata që janë larguar. Ne si në çdo ndeshje synojmë tre pikëshin".


Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga