Endri Çekici është përzgjedhur mes 11 futbollistëve më të mirë në javën e 34 të Superligës turke. Ankaragucu fitoi 2-1 në shtëpi me Genclerbirligi, teksa një dorë të tijve ja dha edhe pogradecari. Edhe pse nuk shënoi gjatë 90 minutave, 24 vjeçari spikati për cilësitë në organizimin e lojës.
Për këtë paraqitje, Çekici ka zënë vend mes yjeve të javës së 34 në ligën elitare turke. 90 minuta të plota në fushë, për Çekiçin kishte vend edhe për një karton të verdhë në minutën e 29 të ndeshjes. Pogradecari la Olimpija Ljubjanën në tetorin e 2020 për të kaluar në ligën turke.

Poll