Ylli Hoxha është larguar përfundimisht nga skuadra e Flamurtarit. Mesfushori ka arritur një marrëveshje me Besën e Pejës, në ligën e Kosovës. Kjo është goditja e radhës për skuadrën Kosovare, e cila pritet që mos ta mbyllë këtu merkaton verore. Hoxha ishte pjesë e skuadrës së Flamurtarit, dhe më parë bënte pjesë në organikën e Kuksit. Ylli kosovar ka luajtur më parë me Prishtën dhe Hysin, por ka provuar të luajë edhe në Finlandë. 28-vjeçari ishte nën shënjestrën e disa skuadrave në Superiore, por siç duket lojtari ka zgjedhur të kthehet në Kosovë. Arsyet janë familjare, pasi mesfushori dëshiron të jetë pranë familjes së tij.
- Ylli Hoxha
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.