Skuadra e Korabit ka kryer seancën e radhës stërvitore të programuar nga stafi teknik në orën 18:00n në kompleksin “Tirana Internacional”. Lojtarët janë vënë nën urdhrat e trajnerit Artan Mërgjyshi, ku duhet theksuar që ditën e sotme grupi ka qenë i reduktuar, vetëm me 22 lojtarë në formacion. Lojtarët e shumtë që kishin ardhur në provë te skuadra dibrane janë larguar. Burime për newsport.al bëjnë me dije që vazhdojnë stërvitjen edhe dy lojtarët e ardhur në provë, Taulant Marku dhe Altin Muça, ku tekniku Mërgjyshi pritet të vendosë në tre ditët e ardhshme për ta, nëse do të jenë ose jo pjesë e skuadrës dibrane.
Më pas do të shikohen mundësi nga tregu vendas, por edhe ai i huaj, për të afruar në ekip edhe disa prurje cilësore. Në këtë mënyrë do të sigurohet organika me lojtarë që kanë cilësitë e duhura për të luajtur në Superiore, ku do të kërkohet të arrihet objektivi i përcaktuar.