
Sot, është zhvilluar testi i parë për skuadrën e Gerd Haxhiut, në miqësoren e zhvilluar Korabi-Bylis. Takimi miqësor, që ishte një provë përpara nisjes së pjesës së mbetur të kampionatit, ka përfunduar me rezultatin 1-2 në favor të Bylisit.
Për Korabin ka shënuar golin e vetëm Mziu, ndërsa për Bylisin golat janë shënuar nga Dervishaj dhe Fejzaj.
Kjo provë e parë ka qenë një tregues, së skuadra e Korabit ka ende nevojë për rikuperim.
Në ndeshjen e sotme janë testuar 7 lojtarë që janë në provë dhe do të jetë trajneri Haxhiu që do të vendosë nëse janë të vlefshëm për Korabin.
[gallery columns="1" size="full" ids="73346"]
Poll