
Korabi dje fitoi testin kundër Kukësit, ku pas lojës së ashpër të skuadrës kundërshtare, ata arritën që të gjenin triumfin. Megjithatë, fitorja nuk ishte qëllimi, por loja e bukur dhe e fortë, të cilën dibranët arritën ta konkludonin siç duhej, edhe pse përballë kishin një kundërshtar që të hap jo pak punë.
Korabi këtë javë ka planifikuar që të zhvillojë dy ndeshje miqësore, të cilat do të luhen në Peshkopi dhe jashtë saj. Sfida e parë e javës së ardhshme do të luhet në mesjavë në Burrel ndaj skuadrës vendase, ndërsa në fundjavë skuadra kosovare KEK-u do të udhëtojë drejt Peshkopisë.
Pas këtyre miqësoreve, trajneri Artan Mërgjyshi pritet që të konsolidojë grupin dhe të mendojë zyrtarisht për formacionin e sezonit të ardhshëm që do të përfaqësojë Korabin në elitën e futbollit shqiptar.