Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Korabi-Laçi, pjesa e parë nuk njeh fitues

Shkruar nga NEWSPORT
Korabi-Laçi, pjesa e parë nuk njeh fitues

Ka nisur takimi i parë i Superiores ndërmjet Korabit dhe Laçit. Një ndeshje e dyluftuar nga të dyja skuadrat me lojtarët që mundohen të marrin në dorë frenat e lojës. Korabi ka në organikë disa ish futbollistë të Laçit dhe duket sikur ata duan të "hakmerren" ndaj ish ekipit të tyre. Megjithatë duhet theksuar që mbrojtja kurbinase është në ditën e saj ditën e sotme. Ky fraksion loje nuk ka shumë raste për të shënuar, përveç një fragmenti në minutën e 30-të në zonën e Korabit pretenduan për një 11-metërsh pas një ndërhyrje të dyshimtë të Vujadinoviç. Megjithatë për kryesorin Meta, gjithçka është e rregullt. Në minutën e 36-të Pinto i Laçit gjuan me një të djathtë potente, por sfera përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë pingule. Minutat e mbetura të lojës nuk sjellin asnjë rast tjetër për shënim. Kështu do të mbyllet kjo pjesë e parë, për t'i lënë vendit fraksionit të dytë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga