
Korabi erdhi në Superiore në këtë sezon me synimin për të qëndruar mes më të mirave. Skuadra dibrane zhvilloi një merkato të bollshme, megjithatë cilësia nuk ishte ajo që të gjithe kishin pritur.
Ekipi dibran e nisi këtë sezon me Artan Mërgjyshin, megjithatë ai u largua pasi rezultatet dhe pozitat në renditje lanë për të dëshiruar. Drejtuesit e Korabit gjetën menjëherë zëvendësin e tij. Gerd Haxhiu, erdhi në krye të skuadrës me ide të qarta.
Përpos kësaj drejtuesit dibranë menduan një tjetër dhuratë për ekipin, por edhe për komunitetin dibranë. Stadiumi, ishte objektivi në merkaton e dimrit për drejtuesit veriorë. Punimet nisën në mënyrë intensive dhe të gjithë ishin optimistë se në ndeshjen e parë të fazës së tretë do të luhej në shtëpi, por nuk ndodhi kështu.
I ftohti që mbërtheu Dibrën, "ngriu" edhe licencimin e stadiumit nga ana e FSHF-së. Javë pas jave shpresohej të luhej në stadiumin Korabi, por sërish e njëjta histori. Anjëri nuk beson dhe gjithçka duket si një përrallë.
Fati i debutuesit të Superiores, Korabit është i destinuar: Të degdiset sa në mal, sa në fushë apo dhe në bregdet.